Kërkuesit izraelitë thonë se kanë krijuar një maskë të ripërdorshme mbrojtëse që mund të vrasë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji përmes një karikuesi telefoni celular.
Në këtë mënyrë ajo vetë-dezinfektohet dhe procesi merr vetëm 30 minuta kohë. Përdoruesit, sipas kërkuesve, nuk duhet ta mbajnë maskën të vendosur ndërkohë që ajo është në korent.
Maska e re, ka një portë USB që lidhet me një burim energjie, si një karikues standard telefoni, që nxeh shtresën e brendshme të fibrave të karbonit deri në 70 gradë celcius, temperaturë kjo e mjaftueshme për të vrarë viruset.
Sipas kërkuesve, maskat një përdorimshme, të kërkuara shumë gjatë krizës shëndetësore, nuk janë aspak ekonomike dhe dëmtojnë ambjentin. Ndaj, lindi nevoja e krijimit të një maske të ripërdorshme dhe miqësore, dhe kjo është zgjidhja e ofruar nga kërkuesit izraelitë. Prototipi duket si një maskë standarde N95, me një valvul në pjesën ballore dhe me lidhëse për ta fiksuar atë pas kokës. Kërkuesit kanë paraqitur kërkesën për ta patentuar shpikjen e tyre në shba, në fund të marsit dhe thonë se po diskutojnë për komercializimin e produktit me sektorin privat. Ajo ka gjasa të shitet për 1 dollar më shumë se maskat e disponueshme aktualisht në treg.
Top Channel