Sofia Lips ka shpenzuar 50 mijë paund në operacione plastike, por ka rrëfyer se ende nuk e ka në mend që të ndalojë. Deri më tani ajo ka bërë buzët, faqet, mjekrën, nofullën, hundën dhe ka ngritur vetullën.
Lips ka shprehur dëshirën për një transformim të plotë kokë e këmbë, derisa të marrë pamjen që ajo ëndërron.
“Unë jam trans dhe kam disa tipare në fytyrë që nuk më pëlqejnë. Prandaj procedurat që kam planifikuar për ndryshim, do t’i realizoj të gjitha. Edhe pse kam vite që merrem me ndryshimin, unë e di se tani është fillimi për mua”, ka thënë ajo.
“Dua të kem fytyrë si Pete Burns dhe Amanda Lapore”, ka shtuar Sofia nga Lancashire, e cila shpreson se operacioni i saj i radhës që do e realizojë në Florida, t’i japë “gjoksin e ëndrrave”.
Por çfarë tërheq më shumë vëmendjen është fakti se si ka bërë paratë për gjithë këto operacione. Sofia ka bërë miliona paund çdo muaj, duke postuar në internet foto të saj, duke u specializuar në burra “degradues financiarisht”.
Top Channel