Kjo më sipër mbahet si fotoja e përkryer e momentit kur një gjuajtës amerikan F-15 i forcave britanike krijon rreth vetes atë që njihet si reja e tij sonore, një kombinim i rrallë shpejtësie, temperature, lagështire e presioni.

Fotografi amator Wayne Lewis, kapi momentin e veçantë kur gjuajtësi i ngritur nga baza britanike Lakenheath, krijoi dhe shpejt la pas shtëllungën e tij, në një fenomen të ngjashëm me ‘plasjen sonike’, e cila ndodh kur avujt e ujit në ajër kondensohet menjëherë në pikla të vogla.

Lewis shkrepi fotot e tij nga zona ushtarake uellsiane ku avionët po fluturonin ulët.

Ai thotë: “Bëra fotot nga maja e kodrës, duke shpresuar se do të kalonte avioni. Aty ku isha unë isha thuajse në një nivel me pilotët. Isha me shumë fat që kapa këtë foto. Të gjithë m’i kanë pëlqyer”.

Kjo lloj shtëllunge ngatërrohet shpesh me “plasjen sonike” e cila ndodh kur avioni kalon shpejtësinë e zërit 1200 km në orë.

Por kjo e fundit ndodh nga ndryshimi i shpejtë i presionit dhe zgjat deri në 3 sekonda.

Avionët amerikanë dhe britanikë fluturojnë shpesh ulët në bazat e Uellsit.

Në luginat uellsiane të Barmouth kryhet praktika e fluturimeve të ulëta ushtarake dhe shpesherë aty mblidhen mjaft entuziastë që fotografojnë gjuajtësit F-15 gjatë manovrave.

Megjithse është një bazë britanike, RAF Lakenheath mban shumë njësi të forcave ajrore amerikane.

Bazat RAF Lakenheath dhe ajo pranë saj RAF Mildenhall janë qendrat kryesore ajrore të SHBA në Britani, dhe vendndodhja e vetme e degës së gjuajtësve F-15 në Evropë.

Mildenhall dhe Lakenheath u rihapën pas Luftës së Dytë Botërore për të mbajtur bombarduesit B-29 dhe kanë mbetur ende baza amerikane.

FOTO GALERI
1/7
Momenti kur një gjuajtës amerikan F-15 i forcave britanike krijon rreth vetes atë që njihet si reja e tij sonore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA