FOTO/ Koronavirusi i anuloi planet e dasmës, të moshuarit surprizojnë çiftin…

18/06/2020 19:50

Një çift në Britaninë e Madhe, u detyrua të anulonte ceremoninë e tyre  martesore për shkak të koronavirusit. Megjithatë dasma e tyre u realizua në shtëpinë e kujdesit  të moshuarve, ku edhe punojnë. Lisa Sellens dhe bashkëshorti i saj Shane White, kishin kursyer të ardhura për të realizuar një ceremoni martesore në Majorca të Spanjës.

Por dasma e tyre e ëndrrave u anulua për shkak të bllokimit të COVID-19. E mërzitur nga gjithçka ndodhi, Lisa komunikoi me të moshuarit  e shtëpisë së kujdesit dhe i shpjegoi për brengën e saj. Kur dëgjuan historinë të moshuarit janë bërë bashkë dhe kanë organizuar një ceremoni speciale për to.

“Unë u shkatërrova kur dasma ime u anulua. Na u desh një vit për të siguruar paratë e dasmës dhe në fund na u anulua e gjitha. Më pas më duhet të riorganizoja gjithçka për vitin e ardhshëm. Unë isha e mërzitur nga e gjithë kjo gjë dhe ia komunikova të moshuarve që kujdesem. Por ajo që ndodhi ishte fantastike. Një ditë, të moshuarit dhe kolegët tanë kishin përgatitur gjithçka me detaje. Ato na bënë të mundur që të realizojmë një dasmë si në ëndrra”, u shpreh Lisa.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA