Vizart, veprat e 50 artistëve/ Të gjitha shkollat e vizatimit në një ekspozitë

17/06/2020 16:25

Të gjitha shkollat e vizatimit në një tablo, të gjitha shkollat e vizatimit në një ekspozitë. Ky është edhe misioni i Vizart që bën bashkë 50 artistë të ndryshëm. Mjeshtra të vizatimit, që i përkasin shkollave te ndryshme. Duke filluar që nga para luftërave e deri tek arti bashkëkohor. Pavarësisht se kaq të ndryshëm, ata qëndrojnë shumë kompaktë në këtë ekspozitë.

Fillojnë nga shkolla e lindjes kryesisht ruse apo polake, ku shqiptaret kane studiuar. Apo në Ceki. Dhe ajo e mirëfilltë shqiptare. Pa dyshim lista është pikante.

Duke filluar nga Ibrahim Kodra, Ismail Lulani, Guri Madhi, Muntaz Dhrami. Më pas Gjikopulli, Kamberi, Sadik Spahia, Gazmend Leka, Ardian Isufi, Mikel Temo, Arben Bajo e gjithë brezi jonë i fundit. Me Ormira Lulanin dhe Merita Selimin.

Një ekspozitë e ngrohtë, me inteligjencë në respektimin e nostalgjisë dhe te evoluimit. Një ekspozitë që tregon që shumë nga këta njerëz kanë krijuar edhe në izolim.

Ne kemi kërkuar tek koleksionistët dhe vetë autorët. Kemi bërë që artistët të hapin dosjet e tyre ndoshta të dekade më parë dhe të zgjedhin të etiketojnë vetveten, në një gërshetim të nostalgjisë apo të së ardhmes. Mendoj që ishte një ekspozitë që pati impakt si asnjë ekspozitë tjetër që ne kemi bërë.

Kjo ekspozitë ka një larmi dhe ky është një frymëzim që gjithë koleksionistët të bëhen bashkë sepse punët që ata kanë mbledhur do te ekspozohen një dite./Jetona Koçibelli

Top Channel