Top Story vijon udhëtimin më në jug të vendit për të vizituar perlat e kësaj zone. Vlora është një nga qytete më të preferuara për shkak të plazheve të bukura që ofron. Rregullimi i shëtitores ose siç quhet tani Lungo Mare, ka tërhequr pranë vetes me mijëra turistë.

Ashtu si shqiptarët edhe shumë të huaj kanë investuar në këtë qytet me idenë se një ditë investimi do të japë frytet e veta. Ky është rasti i një italiani që ka marrë me qira një hotel.

Turistët në këtë hotel ende nuk kanë ardhur, as vetë bashkëkombësit e tij italianë. Kjo e bën pak pesimiste situatën për pronarët, pasi në të njëjtën periudhë me një vit më parë gjithçka ishte shumë ndryshe.

“Nëse Evropa çdo 15 ditë shtyn hapjen e kufinjëve, patjetër që është një dëm, sepse prisnim që nga fillimi i qershorit të fillonim punën. Pastaj nga 15 qershori dhe tani, lajmet e fundit janë nga fillimi i korrikut, kjo është shtyrje e vazhdueshme, nuk ndihmon. Padyshim që kemi shpenzime, që këtë vit janë pak më të larta, sepse duhet të zbatohen disa distanca të caktuara për plazhin, për shërbimin e mëngjesit kemi një personel me shumë për të ofruar siguri më të lartë të higjenës, kështu që shpenzimet janë më të shumta dhe të ardhurat më të pakëta”, thotë Lorenzo Lonoce, Administrator Hoteli, Vlorë.

Sipas Lorencos turizmi këtë vit do të jetë i minutës së fundit. Pra, do të kemi një turizëm të paplanifikuar. Por nuk mund të bësh turizëm në momentin e fundit. Zakonisht hotelet punojnë duke e programuar ose rezervuar hotelin një vit më parë. Ashtu si hotele edhe shumë agjenci turistike punonin me rezervime të krijuara që një vit më herët. Kështu disa prej tyre kishin parashikuar se viti 2020 do të ishte një vit me shumë të ardhura nga turizmi.

Virusi ka nxjerr në pah edhe problematika të tjera të bizneseve. Qeveria dhe njësitë vendore nuk informojnë bizneset në zonat turistike, sesi te veprojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA