Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë),
Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë),
Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë),
Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas),
Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit), Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste
Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm),
Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë),
Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin)
Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj)
Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.
“Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private”, thotë instituti.
Ndërkaq nga data 08 shkurt deri më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.833 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
IKSHPK njofton se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Top Channel