Një i ri amerikan është qëlluar për vdekje nga një polic në Meksikë, i cili e kishte ngatërruar atë me një kriminel. Aleksandër Martinez, 16-vjeç, nga Karolina e Veriut u zhvendos disa kohë më parë në Oaxaca të Meksikës me shpresën që një ditë të luante në divizionin elitar në atë vend.
Aleksandër u vra nga një oficer policie, i identifikuar si Sergio. 16-vjeçari ishte pranë një lokali, në pritje për të marrë ushqimin e tij. Ndërkohë policia ishte vendosur në kërkim të një krimineli që u bashkua në mes të një grupi njerëzish. Në përpjekje për të ndalur kriminelin, polici qëllon gabimisht mbi Aleksandër duke e lënë të vdekur në vend, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë shokët e ekipit bënë të mundur që adoleshenti të “realizonte golin” e fundit në jetën e tij. Njëri nga shokët goditi topin fuqishëm në drejtim të arkivolit të Aleksandër, ndërsa në portë qëndronte një mik i tyre i përbashkët. Topi shkon në rrjetë ndërsa të gjithë miqtë bashkohen së bashku dhe përqafojnë arkivolin e mikut të tyre të ndjerë.
Top Channel