Vrasësi që dogji nëntë njerëz i shpëton drejtësisë falë koronavirusit

16/06/2020 20:56

Një i akuzuar për dy zjarrvënie shtëpish ku u vranë nëntë njerëz, i ka shpëtuar përkohësisht drejtësisë duke fituar një tjetër gjyq falë epidemisë së koronavirusit.

61 vjeçari Stanley Ford, përfitoi përsëritjen e gjyqit të tij në Akron, Ohio, çka mund të ndodhë disa muaj më vonë, pas ndërprerjes së seancave prej Covid-19.
Ai përballet me dënim me vdekje për një zjarr në vitin 2016 ku u vranë dy njerëz dhe një tjetër zjarrvënie një vit më vonë ku u vranë shtatë njerëz, mes të cilëve pesë fëmijë.

Prokurorët thonë se Ford kishte pasur mosmarrveshje me fqinjët e tij para incidentit.

Avokatët e tij thanë se gjyqi nuk mund të ishte i drejtë prej shqetësimeve të koronavirusit. Nëse Ford do të shpallej fajtor, brenda një jave do mësohej nëse do të merrte dënimin me vdekje.

Tashmë në muajt në vijim një juri e re duhet të zgjidhet për gjyqin nga rreth 300 njerëz të ndryshëm, për të vendosur mbi besueshmërinë e provave kundër të akuzuarit si vrasës zjarrvënës.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA