U rrëzua nga një lartësi prej 150 metra/ Ndërron jetë 16-vjeçarja alpiniste

16/06/2020 16:52

Alpinistja Luce Douady, është rrëzuar në një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë. 16-vjeçarja nga Franca, ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet e ndodhura në  jug-lindje të vendit. Luce, mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra. Adoleshentja ishte duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, por gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.

“Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt përpara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi në rrjete sociale Federata Franceze e Alpinizmit (FFEME).

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA