11/01 20:08
Alpinistja Luce Douady, është rrëzuar në një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë. 16-vjeçarja nga Franca, ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet e ndodhura në jug-lindje të vendit. Luce, mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra. Adoleshentja ishte duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, por gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.
“Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt përpara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi në rrjete sociale Federata Franceze e Alpinizmit (FFEME).
Top Channel