Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti i Kosovës: Presim rezultate sepse ndërhynë SHBA

16/06/2020 12:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e 27 qershorit në Shtetet e Bashkuara, ku pritet që të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim amerikan.

Gjatë një konference për media të martën, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se është e përkushtuar që të marrë pjesë në këtë proces të negocimit.Ai po ashtu ka thënë se ky proces ka mbështetjen e plotë të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Qëndrimi i SHBA-së dhe ftesa për 27, për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. E para, pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-së, të vetë presidentit Trump si dhe këmbëngulësinë por edhe vizionin e ambasadorit Grenell”, shprehet Thaçi.

Ai ka theksuar se përkushtimi amerikan është që nga procesi i dialogut të rezultojë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Uashingtoni e ka thënë qartë se ky proces, dhe kjo është thënë qartë në letrat që i ka dërguar vetë presidenti Trump, që ky proces është për njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shton Thaçi.

Presidenti Thaçi nuk është i sigurt ndërkohë nëse do të takohet me të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajcak që pasditen e të martës nis takimet në Kosovë. Thaci ka thënë më herët se do të takohet me Lajcak vetëm nëse ai ka diçka konkrete për të thënë për sa i takon liberalizimit të vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA