Atentati ndaj oligarkut ukrainas në Monako/ CNN zbardh misterin: Autorja u pagua 7 mijë euro për ta vrarë, por u gjet e vdekur disa ditë më vonë 20/08 14:19
Një burrë në Manhattan të SHBA-ve ka goditur në kokë një 92-vjeçare, e cila si rezultat është rrëzuar në tokë. I riu është filmuar duke ecur shumë pranë të moshuarës në një trotuar dhe papritmas e godet në kokë duke e hedhur në tokë.
Ajo që e bën më shqetësuese ngjarjen, është fakti që ai nuk shkoi për të ndihmuar 92-vjeçaren por e la të shtrirë në tokë. Raportohet se si pasojë e sulmit e moshuara ka marrë plagë të rënda dhe është duke u trajtuar në një spital të Nju Jorkut.
Ndërsa policia ka nisur një hetim mbi rastin dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të riun.
Top Channel