Turqia tronditet sërish nga një tërmet i fortë

15/06/2020 10:14

Një tërmet tjetër me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën lindore turke Bingöl.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive (AFAD) në një deklaratë në faqen e saj të internetit njoftoi se tërmeti ka ndodhur në rrethin Karliova.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 7,01 kilometrash.

Një tërmet i ngjashëm dje goditi të njëjtin rajon, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe duke lënduar rreth 20 të tjerë

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA