Ilustrim

Rreth 32 mijë maturantë po zhvillojnë testin e matematikës, por akoma pa mbaruar provimi, teza tashmë është publike.

Ndërkohë që sipas rregullores kushdo që e ka nxjerrë tezën nga palët e treta do ndiqet penalisht.

Ndërsa nxënësi përjashtohet për një vit nga provimet e maturës si dhe humb një vit nga viti arsimor. Për rastin në fjalë ka reaguar edhe PD, ku Albana Vokshi shprehet:

“U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto. Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi. Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë show me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjës”.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA