Ditën e sotme ku është shënuar edhe numri më i lartë i rasteve me Covid-19, mësohet se Bashkia e Durrësit ka mbyllur dyert për qytetarët.

Një tjetër punonjës i sektorit të urbanistikës ka rezultuar pozitiv, ndërsa të gjithë punonjësit e sektorit janë vetëkarantinuar.

Shumë punonjës të tjerë që kanë qenë në kontakt me koleget e urbanistikës janë vetëkarantinuar duke mbyllur dyert e bashkisë së Durrësit për qytetarët, si masë mbrojtëse.

Kujtojmë që ditën e sotme janë raportuar 69 raste të reja me Covid, shifër kjo më e lartë e shënuar që nga fillimi i pandemisë. Nga 69 rastet e reja vetëm një rast ishte në Durrës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA