Kina e nervozuar teksa tre aeroplanmbajtëse të SHBA patrullojnë në oqeanin Paqësor

15/06/2020 16:56

Dislokimi i tre aeroplanmbajtëseve amerikane 100,000-tonëshe në Oqeanin Paqësor ka sjellë reagime të ashpra nga Kina, teksa Pekini thotë se nuk do të zbrapset në mbrojtje të interesave të tij në rajon.

Aeroplanmbajtësjet Ronald Reagan e Theodore Roosevelt po patrullojnë në pjesën perëndimore të Paqësorit, ndërsa USS Nimitz në lindje, sipas shtypit të marinës amerikane.

Secila anije ka më shumë se 60 avionë gjuajtës, dhe kjo paraqet dislokimin më të madh të luftanijeve amerikane në Paqësor që prej vitit 2017 — kur tensionet me Korenë e Veriut ishin në maksimum prej programit raketor të Penianit.

“Aeroplanmbajtëset dhe grupet e tyre të luftanijeve janë simbole fenomenale të fuqisë detare të SHBA, jam shumë i emocionuar që kemi tre copë aktive aktualisht,”tha admiral Stephen Koehler, për agjencinë AP.
Dje shtypi i kinez tha se luftanijet mund të kërcënojnë trupat në detin e Kinës Jugore.

“Me akumulimin e këtyre aeroplanmbajtëseve SHBA po përpiqet të demonstrojë në rajon dhe në botë se mbetet fuqia më e madhe detare, dhe se mund të hyjë në detin e Kinës Jugore dhe të kërcënojë trupat kineze në ishujt Xisha e Nansha islands,” tha eksperti kinez i marinës Li Jie.
Raporti theksonte se Kina ka armatimet e nevojshme për t-u përballur me kërcënimin dhe se do të mbajë manovra për të treguar forcën e saj të zjarrit.

“Kina zotëron armë shkatërruese aeroplanmbajtësesh si raketat balistike DF-21D e DF-26,” tha ai.
Zhvillimi bën që 3 nga shtatë aeroplanmbajtëset aktive të SHBA të vendosen në Paqësor, në një kohë kur katër janë në porte për mirëmbajtje.

FOTO GALERI
2/5
SHBA po përpiqet të demonstrojë në rajon dhe në botë se mbetet fuqia më e madhe detare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA