Përmbytjet nga ndryshimi i klimës, Brazili “në gjunjë” nga stuhia me dhjetëra të vdekur! Mijëra persona pa shtëpi
06/05 12:56
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Indonezi. Një grua 45-vjeçare e quajtur Fatimah, është ngrënë nga një krokodil teksa ishte duke peshkuar në një lumë në Kalimatan e Veriut. Banorët e zonës kanë dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, por e kishin të pamundur për ta shpëtuar. Megjithatë një ditë më vonë, banorët e kanë gjetur krokodilin dhe e kanë vrarë. Më pas me anë të një thike kanë hapur barkun e tij dhe kanë zbuluar pjesë nga trupi i 45-vjeçares.
“Ne fillimisht qëlluam krokodilin. Më pas me një thikë hapëm trupin e tij dhe zbuluam pjesë nga trupi i Fatimah. Ne kemi paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg ujit sepse në këtë zonë ka shumë krokodilë. Duhet shumë kujdes ”, u shpreh Amiruddin një banorë i zonës.
Top Channel