Donald Mëllugja: Shpresoj të shënoj vazhdimisht, futbollin e kam nisur shumë vonë

15/06/2020 20:20

Mesfushori i Bylisit, Donald Mëllugja gjeti sot golin e parë në Kategorinë Superiore, pasi shënoi kundër Vllaznisë me 11-metërsh, ndërsa në përfundim të takimit, pranoi kënaqësinë e të dërguarit të topit në rrjetë dhe theksoi se shpreson të shënojë më shpesh.

Si u ndjetë që gjetët golin e parë në Superiore?
Kisha një emocion shumë të veçantë sepse akoma nuk kisha shënuar. Tani do të vazhdoj të shënoj më shumë. Edhe në stërvitje mua mi ka besuar penalltitë dhe e mora iniciativën.

A ka zhgënjim që nuk arritët të largoheshit me pikë të plota?
Sot duhet të kishim fituar. Na u anulua një gol i rregullt, gjithsesi është rezultat i kënaqshëm, duke parë edhe kundërshtarit, por edhe faktin që luanim në transfertë.

Është thënë që e keni nisur shumë vonë futbollin…
Nga mosha 13 deri 17 nuk jam marrë me futboll. Kam vazhduar rastësisht dhe e fillova futbollin 17 vite e gjysmë. Më përpara luaja vetëm kalçeto./Supersport/

Top Channel