Futbolli ka hyrë në një realitet të ri, por kjo nuk ndalon personat të vijojnë me zakonet e tyre të vjetra dhe negative.
Kjo u pa në ndeshjen mes Mallorcas dhe Barcelonës në mbrëmjen e së shtunës kur një tifoz pushtoi fushën e lojës edhe pse ndeshja u zhvillua me dyer të mbyllura.
Gjithçka ndodhi në minutën e 54 kur rezultati ishte 2-0 në favor të kampionëve të Spanjës, kur tifozi i guximshëm i veshur me fanelën e përfaqësueses argjentinase, por pa maskë në fytyre arriti të driblojë protokollet e sigurisë dhe hyri duke vrapuar në fushë për të përqafuar kapitenin e Barcelonës. Forcat e sigurisë në stadiumin e Mallorcës arritën ta frenojnë, por jo përpara se ai të bënte një foto selfie me Jordi Albën.
Ishte ky një gjest që nxori zbuluar si La Ligan ashtu edhe skuadrën pritëse të sfidës, Mallorcën.
Top Channel