Thiago Silva dhe Edinson Cavani do të largohen nga Paris Saint Germaini në fund të sezonit. Lajmi u konfirmua nga Drejtori Sportiv i klubit parizien, Leonardo në një intervistë për Journal Du Dimanche
‘Ideja jonë është që Thiago Silva dhe Cavani të qëndrojnë me ne deri në përfundim tëLigës së Kampioneveve në gusht, por në fund të këtij muaji ata do të lënë paris Saint Germainin-tha Leondardo
Cavani, që në janar u kërkua nga Atletico Madrid largohet nga kampionët e Francës si shënuesi më i mirë i këtij klubi me 200 gola të shënuar në 301 ndeshje dhe me 19 tituj të fituar.
‘Ata janë futbollistët që kanë shkruar historinë e klubit së fundmi; gjithnjë kemi pyetur veten nëse duhet të vijojmë këtë rrugëtim të gjatë së bashku-shtoi Leonardo-kemi pasur histori të bukura, por kemi ardhur në fund të raporteve tona’
Por Thiago Silva dhe Edinson Cavani duket se nuk janë të vetmit që do t’i thonë lamtumirën Paris Saint Germainit. pas mbylljes së sezonit në Ligën e Kampioneve do të largohen edhe Thomas Meunier, Kurzaëa dhe Choupo Moting. Ai që konfirmohet te kampionët e Francës është pikërisht Tomas Tuchel me Leonardon që deklaroi se gjermani do të vazhdojë të jetë trajneri i skuadrës pariziene
Top Channel