Tërmet i fuqishëm në Turqi/ Shemben ndërtesat, ka humbje jete

14/06/2020 21:40

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur krahinën lindore të Bingolit, duke lënë 1 të vdekur dhe 18 të plagosur deri më tani.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se pasditen e sotme në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova.

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, të cilët po ndjekin nga afër pasojat e fatkeqësisë.

Një kullë vëzhgimi u dëmtua dhe tre forca të sigurisë u plagosën.

Bingoli është i rrethuar me male dhe liqene të shumta akullnajash, ndërsa së fundmi është bërë një destinacion popullor turistik./AA/

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA