I huazuar nga Reali i Madridit që në verën e 2018-ës, mbrojtësi anësor maroken Achraf Hamkimi po shkëlqen me fanellën e Borussias së Dortmundit, ku përveçse është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, ka dhënë shumë asiste e ka shënuar shpesh.
Mbrojtësi duhet të kthehet në Madrid në përfundim të këtij sezoni, pasi ka kon tratë me Realin deri në verën e 2022-shit, por pavarësisht paraqitjeve të mira, vështirë se do të gjejë vend në organikën e Zidane, pasi në atë rol luan Dani Carvalho, njeri i besuar i teknikut francez.
Megjithatë marokeni ndiqet nga klube të shumta europiane, ku përveç Dortmundit që kërkon ta blejë përfundimisht, edhe Bayerni i Mynihut e Interi janë vënë në lëvizje për të transferuar Hakimin.
Problem për momentin mbetet vlerësimi i lartë që ka Reali për mbrojtësin, pasi në Spanjë kërkojnë 60 milionë euro për kartonin e tij, shifër kjo që mund të ulet disi kur të hapet merkatoja e verës.
Hakimi është vetëm 22-vjeç dhe pasi u përball me të dy herë ne Ligën e Kampionëve, Conte ka dhënë miratimin që ta ketë në skuadrën e tij, pasi e sheh si njeriun ideal për krahun e djathtë në mesfushës.
Megjithatë sipas mediave spanjolle, zikaltrit janë treguar të gatshëm të paguajnë deri në 40 milionë euro për kartonin e marokenit, shifër kjo shumë larg pretendimeve të madrilenëve, ndaj negociatat vijojnë ende.
Top Channel