70-vjeçari Michael Flor nga Washington i SHBA-ve, i cili ishte i infektuar me COVID-19, thotë se nuk e dinte se qëndrimi në spital do t’i kushtonte plot 1.1 milion dollar. Ai ka kaluar 62 ditë në njësinë e kujdesit intensive, duke kaluar dhe në një gjendje kome. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua aq shumë, sa që mjekët lajmëruan familjarët për t’i dhënë lamtumirën.
Mirëpo gjendja shëndetësore e Michael mori një kthesë përmirësimi, derisa ai tashmë ka arritur ta mposhtë sëmundjen. Ajo që e ka shqetësuar shumë atë, është fakti se fatura e spitalit ishte shumë e shtrenjtë, plot 1.1 milionë dollar.
“Nuk po e besoja atë që pashë, 1.1 milionë dollar. O Zot çfarë shifre ende nuk e besoj”, u shpreh për mediat vendase 70-vjeçari.
Megjithëse i moshuari është i siguruar, kompania nuk ka marrë përsipër pagimin e plotë të tarifës. Një pjesë e mirë e shumës do të paguhet nga vetë ai.
“Ndihem në faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”, u shpreh Flor.
Top Channel