Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Napoli është skuadra që do të përballet me Juventusin në finale të Kupës së Italisë. skuadra e Gennaro Gattusos arriti të kalojë Interin pas vbarazimit 1-1 në San Paolo, ndërkohë që ndeshjen e parë në San Siro, Napoli e kishte fituar 1-0 duke u kualifikuar për herë të 10 në finalen e këtij kompeticioni
Interi zhvilloi një pjesë të parë më të mirë teksa e mori avantazhin që në minutë të 2 me Eriksen direkt nga goditja e këndit. Zikaltrit krijuan edhe raste të tjera për të shënuar golin e dytë me Ospinën që shpëtoi në Napolin në disa raste, por në minutën e 41 ishte Napoli ai që gjeti rrugën e rrjetës teksa barazoi rezultatin në 1-1 me Dries Mertens që bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Napolit me 122 gola duke kaluar Marek Hamsik.
Pjesa e dytë ishte Napoli që kërkoi më shumë, por edhe Interi pati momentet e tij në portën e vendasve. Në fund rezultati mbeti 1-1 me Napolin që kaloi në finale ndaj Juventusit ndaj të cilit Trajneri Gattuso do të kërkojë revanshin për humbjen në finalen e 2 viteve më parë 4-0 kur ai ishte në stolin e Milanit. Përsa i përket Contes, ky në Kupën e Italisë është eliminimi i dytë sezonal, pas atij në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve duke zbritur në Europa League.
Top Channel