
24/02 19:13
Aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha, gjithashtu i njohur si “Rrema” ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “E Diell”.
Duke folur për jetën dhe karrierën e tij, aktori nga Durrësi është pyetur edhe për përjetimin e tij për tërmetin e 26 nëntorit. Ai u shpreh se ishte frikësuar, por më pas ishte ngritur nga krevati dhe kishte vendosur që të vishej me kollare.
“Ishim në krevat dhe zgjati shumë. I thashë gruas mirupafshim. Pastaj kur mbaroi shkova të marr kollaren. Se kam qejf të vishem me kollare. Kur pashë poshtë me kanatiere,”-rrëfeu ai.
Top Channel