E ardhmja e Alexis Sanchez është kthyer në një të panjohur me kilianin që është mes Interit dhe Manchester United. Sipas të përditshmes spanjolle AS, skuadra e Djajve të Kuq kërkon ta rikthejë në Angli sulmuesin kilian pavarësisht pagës së tij prej 550 mijë eurosh në javë.
Ajo që mbetet të kuptohet është se si do të ndodhë kjo, pasi kontrata e huazimit të Sanchez skadon në 30 qershor, ndërkohë që sezoni futbollistik i Interit do të mbyllet në gusht me Europa League. Gjithnjë sipas AS, trajneri i Manchester United fillimisht nuk kishte ndërmend të rimerrte Sanchez, por në fund u bind nga zv/presidenti i klubit Ed Woodëard.
Përsa i përket kapitullit Inter, klubi zikaltër dëshiron ta mbajë futbollistin. Sfida me Napolin tregoi se kur thirret në apel, Sanchez është në gjendje të gjallërojë sulmin e skuadrës edhe pse me fanelën e Interit deri tani ai ka zhvilluar 16 ndeshje, 9 nga të cilat në Serie A me 1 gol të shënuar dhe 2 assitit. në këtë piket pritet të kuptohet se cili do të jetë vullneti i vetë Sanchez dhe data efektive e fundit të huazimit.
Top Channel