Rikthimi në fushë për Atleticon e Madridit nuk ishte ai i duhuri. “Los Colochoneros”, të drejtuar nga Diego Simeone, morën vetëm një pikë në “San Mames” përballë Athelitic Bilbaos, duke mos fituar terren terren në garën për zonën Champions, kur rival kryesor kanë Real Sociadadin, një tjetër ekip bask.
Munianin realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 37-të, me një goditje të zgjuar brenda zonës, por epërsia e vendësve zgjati vetëm 2 minuta, pasi Diego Costa, i shërbyer nga Koke barazoi rezultatin.
Gjatë fraksionit të dytë të dy trajnerët rifreskuan ekipet respektive duke kryer plot pesë zëvendësime secili, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Për Altelticon ishte barazimi i tretë radhazi në La Liga, pra plot 6 pikë të lëna rrugës, ndërsa Bilbao me vetëm një pikë nuk fiton terren në garën për zonën europiane.
Top Channel