Zvërneci është një fshat i vogël vetem15 minuta larg qytetit të Vlorës dhe një vend plot ndërthurje elementesh me vlera. Aty pranë gjendet laguna,dy ishuj ,zona pyjore,trashëgimi historike dhe kulturore por ky fshat është një fshat pa jetë dhe i lënë në harresë.
Dikur një fshat plot 1800 banorë sot gjendet vetëm 185 banorë dhe kryesisht mosha e tretë.
Shtëpi të mbyllyra e të braktisura ,një shkollë e mbyllur pasi s’ka më fëmijë,infrastrukturë që lë për të dëshiruar.
Një fshat që ka pozicion gjeografik dhe natyrë të virgjër e pamje mbresëlënëse por që vetëm mosha e tretë ka mbetur t’i shijojë.
Shtëpi të reja e plot investime por faktkeqësisht hapen vetëm në verë për pak ditë pushime.
Asgjë s’i lidh këta banorë të larguar me këtë fshat ,këtu nuk gjejnë as ujë rrugë dhe probleme pafund tokash të cilat mesa duket s’do të zgjidhen kurrë.
Pak të moshuar që mbushin ditën duke punuar baçen me të mbjellat e stinës dhe rrinë në pritje të fëmijëve që vijnë vetëm në periudhën “korrik-gusht”.
Top Channel