Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Demonstruesit në Liban tentuan mbrëmë gjatë protestave të dhunshme të pushtojnë bankën qendrore të vendit në kryeqytet, pasi valuta e vendit ka shënuar një rënie rekord të vlerës në krahasim me dollarin.
Si rezultat i krizës ekonomike në vend, një dollar tashmë këmbehet me 6,000 paundë libanezë, nga 4000 që ishte dy ditë më parë, duke bërë që protestuesit të dalin në rrugët e kryeqytetit Beirut dhe qytete të tjera.
Ata bllokuan rrugët me kazanë plehrash dhe dogjën goma makinash.
Protestuesit hynë me forcë në ambjentet e bankës qendrore në rrugën Hamra, por u tërhoqën pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, duke lënë pas zjarre në brendësi të saj.
Forcat e sigurisë reaguan gjithashtu ndaj atyre që ndezën zjarre para ndërtesave qeveritare dhe dëmtuan dyqanet aty pranë.
Libani vuan nga papunësia e lartë dhe rritja e ulët ekonomike. Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar situatën teksa qeveria ka zgjatur periudhën e izolimit për të ndaluar përhapjen.
Top Channel