Hekuran Billa 40 vjeç, u ekzekutua brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Billa sapo ishte kthyer nga Durrësit, dhe ai parkon automjetin e tij pikërisht këtu, pasi do të takonte motrën e tij, e cila ka një dyqan pranë kësaj qendre tregtare. Ky ka qenë pikërisht momenti autorët kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre, dhe 30 minuta më pas, policia gjeti në fshatin Pezë të vogël një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda saj, grupi hetimor gjeti edhe një armë të tipit MP5, me të cilët mendohet se autorët kryen ekzekutimin e Billës.

Sipas burimeve, viktima kishte vetëm pesë ditë që kishte hyrë në vendin tonë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinit, pasi rezulton që të ketë qenë në Belgjikë, por arsyet e udhëtimit të tij ende janë të paqarta.

Ndërkaq, policia krahas dëshmitarëve, ka shoqëruar në polici edhe tre shtetas nga Shkodra të cilët mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.

Pisa kryesore ku janë përqendruar hetimet, është e shkuara e Hekuran Billë, pasi ai rezulton të jetë me precedentë të theksuar kriminalë. Në vitin 2006, ai ekzekutoi me breshëri në një lokal në Angli, shtetasin Prel Marku ndërsa la të plagosur tre të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Për këto vepra penale, gjykata në Angli e dënon Hekuran Billën me burgim të përjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas, vitin me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, në 2016-ën ai ekstradohet drejt vendit tonë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Në Shqipëri, Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Gjykata shqiptare ja konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite burg, duke u bazuar ne legjislacionin shqiptar, për veprën penale qe ai akuzohej. Pasi mori këtë vendim tre vite me vone, Billa bëri sërish një kërkesë ne gjykatë për tu liruar me kusht, qe arriti ta marre në vitin 2019.

Sipas të afërmve të tij, të pyetur jashtë kamerave nga Top Channel, së fundmi 40-vjeçari Billa, kishte nisur të hapte edhe një biznes të tijin për makinat me qira, por që nuk arriti dot kurrë ta vinte në funksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA