Sistemi matës/ Nis instalimi i rreth 120 mijë pajisje të reja “smart”
12/06/2020 08:46
Ka nisur instalimi i rreth 120 mijë pajisje të reja “smart” në sistemin matës të energjisë elektrike.
Instalimi i këtyre matësve të rinj elektronik, gati për tu përshtatur në “smart” do të vijojë çdo ditë në të gjithë vendin.
Instalimi i këtyre matësve ka si qëllim shdërrimin e sistemit të matjes, sipas standardeve ndërkombëtare, klasi 1.
Procesi po ndiqet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH sh.a), në kuadër të projektit “rimëkëmbja e sektorit të energjisë”.
Top Channel