Kontrata financiare e nënshkruar nga Melania Trump para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë

12/06/2020 18:41

Melania Trump ka përdorur pozitën e saj si zonjë e parë e SHBA për të rinegocjuar marrëveshjen martesore me Donald Trump, për të siguruar që djali i saj Barron do të trajtohej njëlloj me fëmijët më të rritur të Trump, zbulohet mes të tjerash në një libër të ri për çiftin.

“Historia e pathënë e Melania Trump”, shkruar nga gazetarja e Washington Post, Mary Jordan, raportohet se ‘jep një portret të paprecedentë të Zonjës së Parë bazuar në intervista me më shumë se 100 njerëz nga pesë vende’.

Megjithse libri del javën që vjen në SHBA, pjesë nga 286-faqet e tij u publikuan sot në The Washington Post , duke konfirmuar zhurmat e vjetra se pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Trump në 2016, Melania ka rinegocjuar marrveshjen martesore duke përfituar nga rritja e statusit të saj.
Zyra e Melania Trump e quajti librin “trillime”.

“Një tjetër libër për zonjën Trump me informacione dhe burime të rreme. Prandaj libri i përket zhanrit të trillimeve”, tha përfaqësuesja e zonjës së parë Stephanie Grisham.

Dhe në fakt Melania nuk u vendos për të jetuar në Shtëpinë e Bardhë deri në qershor 2017, gjashtë muaj pas zgjedhjes së Trump, teksa raportohet se gjatë kësaj kohe po rinegocjohej marrveshja martesore mes përfaqësuesve.

Libri i Jordan thotë se zonja e parë nuk dëshironte që Barron të mbaronte vitin shkollor në New York dhe se ajo kishte nevojë për kohë “qetësimi” pasi mësoi për tradhtitë e Trump nga mediat, duke përfshirë dhe historinë e tij me modelen e Playboy, Karen McDougal.

Trump mohon tradhtitë ndaj gruas por fitorja e tij në 2016 bënte që të kishte nevojë për një Zonjë të Parë në krah dhe Melania e përdori këtë fakt për marrëveshjen financiare me të dhe kujdesin për Barron.

Ajo dëshironte si provë të shkruar që Barron do të trajtohej njëlloj me fëmijët e tjerë të Trump në lidhje me trashëgiminë dhe mundësitë financiare. Kur Trump u zgjodh presidenti Barron Trump ishte dhjetë vjeç.

Marreveshja fillestare e Melanias me Trump nuk ishte shumë bujare, thuhet në libër, por Melania shfrytëzoi faktin se kishte qenë e martuar me të më gjatë se dy gratë e tjera, plus aftësisë së saj për të qetësuar presidentin dhe negocjimin e një marrëveshjeje më të përshtatshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA