Prej disa vitesh, fermerë të zonës së Myzeqesë po kultivojnë bathë. Ndryshe nga produktet tradicionale si perimet apo drithërat, këta fermerë kane zgjedhur bathën edhe pse thonë se është një kulturë e mundimshme, por të paktën kanë tregun e garantuar

Zona që e kultivon më shumë është ajo e Dushkut dhe Grabjanit. Kushdo që kalon në rrugën nacionale Lushnje-Rrogozhinë në këtë periudhë do të shohë anës rrugës fermerë, të cilët merren me tharjen e bathës.

Sipas tyre kjo pune është e vështirë pasi ka kosto që nga mbjellja dhe deri në këtë proces të tharjes.Në mungesë të teknologjisë këta fermerë e kryejnë procesin e tharjes dhe të shtypjes së bishtajës me mjete rrethanore.

Edhe pse është e rrezikshme të qëndrosh në anë të rrugës këta fermerë kanë zgjedhur rrugën dytësore që të çon në Dushk dhe kanë hapur bathët. Nga viti në vit, sipërfaqet e mbjella me bathë po rriten duke i kaluar mbi 100 hektarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA