Tjetër hap fals i Ballkanit në IPKO Superligën e Kosovës. Pas barazimit 0-0 ndaj Drenicës skuadra nga Suhareka ngeci edhe në transfertën kryeqytetase ndaj Flamurtarit në një tjetër barazim pa gola, sfidë e vlefshme për javën e 24-t.
Pauza e gjatë prej COVID-19 nuk i ka bërë aspak mirë skuadrës së Ismet Munishit që përfshirë edhe Digitalb Kupën, gjatë këtij muaji ka regjistruar 3 barazime pa gola, duke mos realizuar asnjë gol, një tregues ky se Ballkani ka humbur kthjelltësinë para portës.
Rastet nuk munguan në sfidën mes Flamurtarit dhe ekipit nga Suhareka por nevoja e të dyja skuadrave për të marrë tre pikët bëri që kjo skuadrat të luanin me frikë dhe në fund u kënaqën me një barazim, duke marrë nga një pikë.
Ballkani me këtë barazim iu bashkangjit përkohësisht Dritës në krye të renditjes me 46 pikë, por në këtë fundjavë rrezikon të zbresë në vendin e 3-të të renditjes pasi mund të parakalohet edhe nga Prishtina.
Vijon forma e mirë e Feronikelit ndërkohë që mori fitoren e 3-të rresht në kampionat pasi triumfoi 0-2 në transfertën e Klinës ndaj Dukagjinit dhe u ngjit në kuotën e 40 pikëve, duke u afruar me kreun. Golat për Feronikelin u realizuan nga Mevlan Zeka në fillimin e pjesës së dytë dhe Jean Carioca dy minuta para fundit.
Top Channel