Thyerja e karantinës muajin e shkuar i ka kushtuar princit të Belgjikës, Joachim-it një gjobë prej 10.400 eurosh, faturuar nga Spanja.
28-vjeçari udhëtoi nga Belgjika drejt Andaluzisë, Spanjë më 24 maj si pjesë e një internshipi. Ai u gjobit pasi theu rregullin e karantinimit prej 14 ditësh, pas arritjes në Spanjë.
Po kështu, nga ana e tij, Joachimi e ka pranuar që i ka thyer rregullat e izolimit. Vizita e tij në Spanjë i ka kushtuar shumë pasi vetëm dy ditë më vonë, ai rezultoi pozitiv me koronavirus, ku dyshohet se shkak ishte marrja pjesë në një festë në qytetin e Cordoba-s.
Sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen “El Pais” në festë ishin të ftuar 27 persona, ndërkohë që rregullat e izolimit në Cordoba lejonin mbledhjen e jo më shumë se 15 personave.
Top Channel