Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar 23-vjeçari Ndoi Rripa.
I riu ka jetuar në “Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër”, e cila ditët e fundit është vendosur në qendër të kritikave, pasi janë denoncuar një sërë rastesh të abuzimeve seksuale, nga punonjësit e këtij institucioni, ndaj fëmijëve që qëndrojnë në të. Ervis Zefi, ishte i ftuar dje në emision dhe tregoi të gjithë përjetimin e tij gjatë kohës ku ka jetuar në “Shtëpinë e Fëmijëve Shkodër”, ndërsa theksoi se përveç abuzimeve seksuale, në atë institucion ndaj fëmijëve ushtrohej dhe dhunë sistematike.
Po me të njëjtat deklarata vijoi dhe Ndoi. 23-vjeçari u shpreh se çdo fëmijë që jeton në jetimore është dhunuar si psikologjikisht dhe fizikisht. Ndër të tjera Ndoi tha se roja i turnit të natës abuzonte seksualisht me një 13-vjeçare. “Në momentin që kjo histori u zbulua”, thotë Ndoi, “roja i natës është pushuar nga puna”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:
Top Channel