Viktimat e koronavirusit në Itali, familjet padi në gjykatë

10/06/2020 18:21

Pesëdhjetë të afërm të viktimave të koronavirusit, kanë hartuar ankesa të mërkurën në lidhje me mënyrën se si është menaxhuar pandemia, në veprimin e parë ligjor të tillë në Itali, vend që numëron më shumë se 34 mijë viktima të covid19.

“Ne nuk duam hakmarrje, duam drejtësi”.

Stefano Fusco, krijoi një grup në facebook për tu lidhur me persona të tjerë, në situatë të ngjashme, pasi gjyshi i tij vdiq nga virusi në një shtëpi kujdesi në mars. Ankesat u paraqitën në zyrat e prokurorisë në bergamo, qytetin italian më të goditur nga pandemia, sepse, sipas nismëtarëve, ai ishte bërë simbol i kësaj tragjedia, edhe pse ankimuesit vinin nga i gjithë vendi.

Prokurorët e Bergamos kanë nisur një hetim të gjerë për krizën e shëndetit publik. Familjet fajësojnë vonesën në shpalljen e zonave të kuqe si edhe vite reduktimesh buxheti për sistemin shëndetësor në të gjithë rajonin e lombardisë.

Kristina Longini, një farmaciste 39 vjecare, humbi të atin, 65 vjec. Edhe pse ai ishte shumë i sëmurë, shërbimet e emergjencës fillimisht kishin refuzuar ta shtronin në spital nëse nuk kishte probleme me frymëmarrjen. Kur ai mbërriti në spitalin e Bergamos, nuk kishte më shtretër të lirë dhe i kishin kërkuar familjes të përpiqej të gjente një vend të lirë, diku tjetër. Ata kërkuan të dëshpëruar por nuk mundën të gjenin asnjë.

“Ata harruan të na telefononin dhe të na tregonin se ai kishte vdekur. Shkuam ta identifikonim dhe me zor e njohëm”.

Varrezat lokale ishin tejmbushur ndërkohë dhe arkivoli i të atit ishte transportuar me makinat e ushtrisë. Familja, zbuloi se ku ishte dërguar ai, vetëm kur mori faturën e krematoriumit, rreth 200 km larg. Dhe si historia e Kristinës, ka të paktën edhe 150 të tjera, që kanë përgatitur tashmë paditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA