Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit në Vlorë së bashku me policinë e shtetit kanë shembur një objekt pa leje pranë detit në Karaburun.
Njoftimi i plotë:
Vlorë – IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë shembur një objekt pa leje, i ngritur në breg të detit, në Karaburun, në pronësi të shtetasit B.B.
Forcat e IKMT dhe DVP Vlorë kanë nisur punën për rrëzimin e ndërtimit në orët e para të mëngjesit, pas konstatimit se objekti 1-katësh me bazament betoni dhe kolona në ndërtim e sipër, ishte pa leje nga organet kompetente.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën në disa fronte për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore, prerjes së pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, duke ftuar njëkohësisht çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
#mbromjedisin
Top Channel