Në Korçë tregu i pronave të paluajtshme i është rikthyer normalitetit.
Pas pandemisë e cila paralizoi të gjithë tregun e shit blerjes së pronave tashmë individët janë duke blerë apo marrë me qira shtëpi ndërsa çmimet nuk kanë ndryshuar.
Në qytetin e njohur për banesat dhe rrugicat karakteristike një trend i ri blerjesh ka nisur për pronat e paluajtshme. Blerësit kanë kthyer sytë drejt rezidencave që ndërtohen në këto lagje duke lenë mënjanë kërkesat për pallatet shumëkatëshe.
Por në qytetin e njohur si destinacion turistik nuk mungojnë as kërkesat për të blerë shtëpi pushimi kryesisht nga ata që vijnë nga Tirana apo qytetet e tjera të Shqipërisë.
Pandemia dhe izolimi na treguan se shtëpia është një hapësirë shumë e rëndësishme, duke bërë që gjithçka të fillojë dhe të mbaroje brenda saj madje për shume prej nesh u kthye edhe në një ambjent pune.
Top Channel