Trajtimi i suksesshëm me teknikat më bashkëkohore kirurgjikale i patologjive malinje nga ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm, Spitali Hygeia!

10/06/2020 15:08

Ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm në Spitalin Hygeia nën drejtimin e Prof.Asoc.Dr.Rüçhan Bahadir Celep, vazhdojnë të trajtojnë me sukses të gjithë llojet e patologjive kirurgjikale të përgjithshme, ku vlen të përmenden sidomos trajtimi me teknika bashkëkohore kirurgjikale të patologjive malinje sic ishte edhe rasti i pacientes me kancer të stomakut në stad të avancuar, trajtuar me sukses nga ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm të Spitalit Hygeia.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme krahas eksperiencës dhe profesionalizmit të mjekëve kirurgë, është i pajisur me aparatura dhe teknologji bashkëkohore, salla kirurgjikale super moderne & të mirëpajisura, dhoma për pacientët shumë komode ku ofrohet shërbim i personalizuar infermieror 24 orë/24.

Në këtë Departament trajtohen të gjitha llojet e patologjive kirurgjikale të përgjithshme duke aplikuar teknikat kirurgjikale bashkekohore si ato laparoskopike (e mbyllyr) ashtu edhe ato kirurgjikale laparotomike (e hapur), kjo në varësi të patologjive të ndryshme që trajtohen në këtë Departament.

Prof. Asc. Dr. Celep Bahadir, kirurg i përgjithshëm, është tashmë pjesë e ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Hygeia Tiranë.
Prof.Bahadir ka një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, me mbi 6,000 kirurgji të kryera në fushën e kirurgjisë së stomakut, mëlçisë, pankreasit, zorrës së trashë, obezitetit dhe ndërkohë është edhe kirurg ekspert mjaft i suksesshëm për kirurgjinë e kancerit të gjirit, me mbi 1,000 kirurgji të kryera në vende të ndryshme të botës si Turqi, Amerikë, Austri.

Për të kontaktuar me mjekët kirurgë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA