Kryeministri Edi Rama tha se eurobondi që Shqipëria do të marrë prej 650 mln euro është për një afat 7 vjet dhe me interes 3.625%. Rama lexoi edhe mesazhin e drejtuesit të Bankës, Rothschild që ishte edhe konsulenti i Shqipërisë në këtë proces siç zbuloi kreu i qeverisë.

“I dashur kryeministër kemi mbyllur bashkë me kolegët emisionin e eurobondit, 650 mln për 7 vjet me 3.625% interes”, lexoi Rama një pjesë të mesazhit.

Familja Rothschild, e njohur si Dinastia Rothschild është një dinasti evropiane me origjinë hebreje gjermane që themeloi filiale financiare dhe bankash nga fundi i shekullit të 18-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA