Protestuesit rrëzojnë statujën e Kristofor Kolombit në SHBA, e djegin dhe e hedhin në liqen

10/06/2020 16:20

Një statujë e eksploruesit Kristofor Kolombi është rrëzuar dhe hedhur në liqen mbrëmë në Richmond, kryeqyteti i shtetit jugor të Virginia në SHBA, teksa protestuesit vazhdojnë të godasin simbolet e shtypjes racore pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë së Mineapolis.

Skulptura u rrëzua rreth dy orë pasi protestuesit ishin mbledhur duke kerkuar me brohoritje heqjen e saj.

Më pas protestuesit rrëzuan vetë monumentin me litarë, i vunë zjarrin dhe e rrokullisën derisa ra në liqenin e vogël të parkut, mes brohorimave të shumta të turmës.

Edhe piedestali i saj i zbrazur u lye më bojë dhe mbishkrime si ‘Columbus përfaqëson genocidin’.

Zbulimi i Amerikës nga Columbus në 1492 hapi serinë e dhimbshme të disa shekuj kolonizimi evropian në kontinent dhe u bë simbol i shtypjes dhe dhunës kundër popullsive vendase.

“Duhet ta nisim aty ku nisi gjithçka, me ata që erdhën të parët në këtë tokë”, tha aktivistja e të drejtave Chelsea Higgs-Wise. Ndërsa përfaqësuesja e shoqërive indigjene të SHBA, Vanessa Bolin tha se turma kishte ardhur ‘në solidaritet me ata që protestojnë kundër dhunës së policisë’.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA