Pas protestave, L’Oreal kërkon përsëri modelen që shkarkoi prej komenteve mbi racizmin

10/06/2020 21:31

Grupi i kozmetikës L’Oreal i ka kërkuar së fundmi modeles britanike Munroe Bergdorf të punojë për të këshilluar kompaninë mbi diversitetin dhe përfshirjen, tre vjet pasi ndërpreu marrdhëniet me transgjinoren sepse kishte ngritur zërin kundër racizmit.

Kompania ishte distancuar nga Bergdorf në vitin 2017 kur ajo shkroi në Facebook për “dhunën racore të të bardhëve” pas një proteste supremacie të bardhë në Virginia ku një kundër-protestues afro-amerikan humbi jetën.

Ndërsa në fillim të këtij muaji, modelja trans-gjinore britanike akuzoi L’Oreal Paris për hipokrizi, pasi pas vdekjes së George Floyd dhe protestat që pasuan, ata shpreheshin në mbështetje të lëvizjes.

“Më falni për gjuhën por jam shumë e nevrikosur. F**K YOU @lorealparis. Ju më hodhët në rrugë në 2017 sepse fola kundër racizmit dhe supremacisë së bardhë”, shkruante Bergdorf.

Por sot presidentja e L’Oreal Paris, Delphine Viguier tha në një deklaratë publike se “pas jë bisede të sinqertë e transparente “, Bergdorf ka pranuar të punojë me degën e kompanisë mbi diversitetin dhe gjithëpërfshirjen.

Viguier shkruante më tej: “Më vjen keq për mungesën e dialogut dhe të mbështetjes që kompania ka treguar ndaj Munroe në kohën e mbylljes së marrëdhënies me të. Ne duhet të kishim bërë më shumë për krijimin e kushteve për ndryshim. Ne mbështesim përpjekjen e Munroe kundër racizmit sistematik dhe jemi të gatshëm për të punaur për çmontimin e sistemeve të tilla.”

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA