Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës së re do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 19:00. Në emisionin Top Talk, ka qenë i ftuar deputeti Myslim Murrizi i cili ka thënë se kryeministri Edi Rama ka pranuar që të ulet në takim.

Në tryezë do të jenë të pranishëm tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, vetë Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku, të cilët më herët takuan edhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për mëse një orë, por që nuk u arrit një dakordësi.

“Zoti Ruçi ndau të njëjtin qëndrim me tre kryetarët e grupeve të opozitës Parlamentare. U shprehën se anashkalimi nëpërmjet çdo këshilli jashtë-institucional nuk është gjë e mirë për një shtet që kërkon të hyjë në BE. Paragrafi i fundit i kësaj marrëveshje është poshtërues që i jep urdhër Kuvendit. Asnjë Këshilli apo Komitet nuk mund të urdhëroi takimin. Kërkesa e takimit erdhi në kuadër të kësaj, se ne nuk mund të urdhërohemi nga kjo treshe, katërshe apo gjashtëshe, jashtë institucioneve.”

“Ruçi ishte në të njëjtën linjë me ne dhe është në zbatim të Kushtetutës, sovrani ushtron sovranitetin nëpërmjet Parlamentit. Ruçi është kryetar i Kuvendit dhe jo i parlamentit të PS, LSI apo PD.”

“Sapo më erdhi njoftimi se Kryeministri, kryetari i mazhorancës më konfirmon takimin në orën 19:00 në Komisionin Parlamentar të Jashtëm. Me tre kryetarët e grupeve parlamentare që përfaqësojnë 31 deputetë.”  tha Murrzi.

Takimi do të zhvillohet në Kuvend dhe në fokus do të jetë Reforma Zgjedhore, nisur nga fakti se ata kanë deklaruar se nuk do ta votojnë në Parlament pa u plotësuar kushtet e tyre që janë ndryshimi i sistemit.

“Ne  kemi kërkuar Ramës, si kryetar mazhorancë, Lista të hapura, komisione apolitike, dhe votën e emigrantëve” tha Murrizi.

“Nuk votoj asnjë lloj arnimi nëpërmjet ndonjë këshilli. Në cilën do rezidencë që është bërë. Nuk dua asgjë personalisht. Dua atë që nga sondazhet e mediave dhe shoqërisë civile, shqiptarët kërkojnë. Të zgjedhin me votë të zgjedhurin e tyre. Kjo është një kërkesë e shumicës, Të shkojmë në referendum dhe ti lejmë tekat. Hajde të pyesim sovranin. KQZ është gjysmë gjel dhe gjysmë pulë ka konflikt interesi. Nuk ka kuorumin. “ tha Murrzi ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA