Goditi 31-vjeçarin dhe nënën e tij/ Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari
10/06/2020 09:10
Policia ka dhënë detaje për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik një ditë më parë, ku kanë arrestuar shtetasin: B. R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Top Channel