Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministrin Ahmetaj dhe ministren Denaj tha se lajmi i djeshëm për eurobondin ishte shumë lajm i mirë dhe tregon që vendi ynë është i besueshëm.
“Megjithëse lajmet e mira nuk janë prioritet i kronikës, realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon e që garanton planin e ri Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm për rindërtimin rimëkëmbjen, sepse po dalim nga dy goditje dhe kjo tregon ambicie për të ecur para.
Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin do kemi një event të veçantë. Ahmetaj do e koordinojë, dhe nuk do jetë një program zhvillimi në letër, as një strategji në një dokument, por një plan veprimi i kalendarizuar në afat mesëm të gjatë e të shkurtër.
Ajo që ndodhi dje , është ajo që ndodh kur del në tregje të tilla, dhe po ashtu është e rëndësishme merr vlerësimin lidhur me riskun. Më vjen keq që ky lajm nuk mori vendin e duhur, por dhe më keq për vëmendjen që opozita i dha, që vazhdon avazin.
Është një vlerësim, që e ka arritur qeveria. Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet që na bën një vend të besueshëm , në radhe të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën e financimit dhe prandaj them është një bazë që konsolidon planin tonë.
Vetëm një detaj, kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen, gjatë procesit të daljes në treg .
Atyrë që thonë hë më se borxh morët u kujtoj që: nuk mjafton të duash të marrë borxh por duhet të dish të gjesh ata që japin dhe kjo bazohet mbi dokumenta.
Është vlerësim për librin e llogarive të vendit. Mesazhin që kam marrë nga drejtuesi i bankës rothchild, që ishte kosulenti ynë: I dashur kryeminstër kemi mbyllur misionin e eurobondit me sukses, më tha.
Sot është dita për të buzëqeshur, edhe me opozitarët sepse janë jashtë kësaj. Memoria ka një vlerë po nuk të mban gjatë kur je jashtë realitetit,
Shqipëria është i pari vend i merge marcets, që arrin të dalë me një prim 0 nga një mision i ri bondesh.
Dolëm me një objektiv dhe na ofruan 4.8 herë më shumë, pra si mund të na ofrohen këto nëse sdo ishim të besueshëm. Pra shteti jonë është i besueshëm”, tha Rama.
Top Channel