Durrësi prej ditësh i mbytur nga plehrat/ Arrestohet administratori i një firme private, hidhte mbeturinat në trotuare

10/06/2020 09:31

Në Durrës prej ditësh vijon të jetë prezent problemi i plehrave të cilat janë një urgjencë mjedisore në këtë qytet.

Kriza e menaxhimit të mbetjeve urbane ka bërë që në rrugët e qytetit të Durrësit koshat e mbeturinave të jenë të tejmbushur dhe të papastruar.

Por jo vetëm kjo, pasi ka dhe nga ato firma që pa problem i kanë hedhur me ditë të tëra plehrat në trotuar.

Top Channel e ka raportuar disa herë këtë problem, që ka nxitur dhe reagimin nga autoritetet. Sot policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

52-vjeçari i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit”, njoftoi policia.

Po ashtu në emisonin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama u pyet për këtë problem, ku ai u shpreh: ‘E gjitha kjo është krijuar për shkak se porto Romano do të kthehet në një park të madh urban. Pas tërmetit ne menduam kthimin e porto Romanos nga një vendgrumbullim kanceroz të mbetjeve në një park të madh. Jemi duke negociuar për të bërë një marrëveshje. Brenda javës kjo marrëveshje do të finalizohet.

Pas tërmetit në situatën e befasishme që u gjendëm e shpejtuam vënien në lëvizje të projektit dhe filluam sistemimin e terrenit atje. Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizmi dhe me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore dhe shumë shpejt, brenda javës do kemi një marrëveshje, për të bërë lëvizjen e të gjitha mbetejve në Durrës drejt landfillit të Sharrës’- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA