“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Luginën e Preshevës, ku po zhvillon një vizitë zyrtare tre ditore.
Gjatë ditës së sotme, Kryediplomati Cakaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar.
Në një reagim në Facebook lidhur me takimet e zhvilluara, Cakaj u shpreh se së bashku theksuan rëndësinë e patjetërsueshme të ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe nevojën e punës së përbashkët për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë.”- përmbylli reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.
Top Channel