Vitet e para të demokracisë, paralelisht filloi privatizimi i mbi 4 mijë dyqaneve dhe mbi 14 mijë ndërmarrjeve të ndryshme. Ish – pronarët e para vitit 1944, nisën betejën me dokumentet e vjetra arkivore të pronësisë mbi tokën. Pra, për ta kuptuar, godinën po e privatizonin ata që kishin punuar në ndërmarrje, ndërsa tokën ku ndodhej godina po merrnin ish – pronarët që e kishin nën zotërim përpara Luftës së Dytë Botërore.

“Ndërkohë tani po ecnin këto 3 procese që po përplaseshin me njëri – tjetrin, filloi një i katërt, që ishte privatizimit. Procesi i privatizimeve masive në vend, të fabrikave, uzinave, ndërmarrjeve, reparteve ushtarake, të gjitha këto kishin tokë”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.

“Madje, jo vetëm ligji 7501, por legjislacioni i privatizimeve mund të fillonte problem edhe me ligjin për kthimi ne kompensimin e pronave”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Të katra këto procese që përmenda unë dhe tjera më të vogla nuk zhvilloheshin në një zyrë shteti i cili thoshte STOP: këtë e ndamë me 7501, nuk mund ta japim për kompensim, ose nuk mund ta zërë ky tjetri, te kishte harmonizim, Çdo institucion vepronte e pavarur, me ligjet e veta, i fshehtë nga njëri tjetri se secili donte parcelën e vetë…dhe kjo bënte që mbi të njëjtin territor të vepronin të gjithë”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.

Sigurisht që kjo solli pastaj konflikt pas konflikti e na solli tek legalizimet dhe ku ne paguajmë tani ish pronarin që e ka pasur”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Thënë më thjeshtë: kjo është Shqipëria e këtyre 30 viteve, një kaos total ligjesh mbi pronat që përplasen mes tyre, zbatohen keq, dhe shtuar abuzimeve kriminale kanë prodhuar mijëra konflikte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA